Sipas MeteoAlb: EDHE ditën e sotme kemi MBETUR në ndikimin e vlerave të ulta barike, të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë vranësira të dendura dhe reshje shiu në veri dhe pjesërisht në qëndë.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në pasdite kur kemi përmirësim të përkohshëm të motit.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore  nga 2 °C zonat verilindore deri në 20 °C jugperëndimi i vendit.

 

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 70 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim  mbi 6 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *