Sipas MeteoAlb: Edhe nesër mbetemi në ndikimin e vlerave të larta barike duke diktuar mot të kthjellët deri në mesditë kur do të kemi kalime vranësirash në vend, ku më të dukshme do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.

 

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -5°C në 15°C.

 

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit por edhe pjesa më e madhe e kontinentit vijojne në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet do jenë mbizotëruese. Ndersa Gadishulli Iberik vijon me stuhi ere dhe shira me intesitet të lartë, po ashtu Vendet Nordike paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje dëbore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *