Mot i qëndrueshëm, mëngjes i fresket, por dita me shumë diell

Per kete te marte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe luginave fiton shpejtësi dhe intensitet deri në 12-15m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen; në zona malore 8 deri 24°C, në zona e ulëta 11 deri 31°C dhe në zona bregdetare 13 deri 29°C.
Rajoni i Ballkanit do të vijoje të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ndikuar nga vlera normale dhe të larta te presionit atmosferik.
Moti në pjesën më të madhe të rajonit parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës.
Sa i përket Kontinentit Europian europa perëndimore, vendet nordike dhe ajo lindore do të kenë mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shi me itensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.
Pjesa tjetër e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare shoqëruar me shi të izoluar dhe të dobët.




