Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore, 20 deri 37°C, në zonat e ulëta 21 deri 40°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 37°C./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *