“Mosshpërfillja ndaj të keqes është e barazvlefshme me të qënët bashkëpunëtor”

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë këtë të enjte një thënie të njohur të Martin Luter King me qëllim sensibilizim e qytetarëve ndaj situatës së krijuar në vend shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
“Mosshpërfillja ndaj të keqes është e barazvlefshme me të qënët bashkëpunëtor”.
Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si dhe iu kanë bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, mos t’i neglizhojnë masat.
Ministrja e Shëndetësisë konfirmoi të mërkurës se numri i të prekurve ka shkuar në 15, ndërsa dje u shënua dhe viktima e parë nga COVID 19 në Shqipëri. Ajo ishte një grua 73-vjeçare që ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.




