Këto janë momentet e arrestimit të një personi të dyshuar si një nga organizatorët e sulmit me bombë në metronë e Shën Pjetërburgut, ku në 3 prill gjetën vdekjen 14 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

 

Zyrtarë rusë te sigurisë njoftuan se Abror Azimov, 27 vjeç nga Azia Qendrore u ndalua në qytetin Odintsovo, në perëndim të Moskës. Besohet që Azimov të ketë trajnuar autorin e sulmit, Akbardzhon Dzhalilov, i cili vendosi mjetin shpërthyes në tren dhe humbi jetën gjatë shpërthimit. Ai është personi i nëntë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe po merret në pyetje nga një komision hetimor i ngritur pas kësaj ngjarjeje.

 

Gjatë kontrollit atij iu gjet edhe një pistoletë dhe dy telefona celularë. Edhe tetë personat e tjerë të ndaluar deri tani nga policia ruse janë nga Azia Qendrore. Në apartamentet e tyre u gjeten armë dhe municione dhe një bombë artizanale të ngjashme me një tjetër të zbuluar në Metronë e Shën Pjetërburgut, që nuk shpërtheu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *