E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

“Moska të tërhiqet”/ Meta: Shqipëria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Edhe presidenti Ilir Meta ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

 

Kreu i shtetit iu bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për t’u tërhequr nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

 

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë