Moska në OKB akuzon Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar

Rusia, mbështetësi kryesor i regjimit sirian akuzoi sot në OKB, Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke goditur ushtarakisht regjimin e Damaskut të enjten në mbrëmje, pas një sulmi të dyshuar kimik që shkaktoi më shumë se 80 të vdekur.
«SHBA ka sulmuar territorin sovran të Sirisë. E cilësojmë këtë sulm një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe një akt agresioni», deklaroi përfaqësuesi i Moskës në OKB, Vladimir Safronkov gjatë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në fokus sulmi amerikan.
Kreu i OKB-së, Franca dhe Britania e Madhe argumentuan nga ana e tyre pro një zgjidhje politike në Siri.
Pak para takimit, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për maturi dhe theksoi se nuk kishte zgjiedhje tjetër më politike ndaj një lufte që po shkatërron Sirinë.




