Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të burgosurish. Këtë herë të liruarat janë gra dhe vajza. Mediat ruse raportojnë se në total, 110 gra u kthyen në vendin e tyre, ndërsa në anën tjetër janë kthyer 108, pasi 2 prej tyre vendosën të qëndrojnë në Rusi.

Ndërsa, Ukraina raportoi se shumica e të liruarave janë ushtarake të kapura në Mariupol dhe qytete të tjera të pushtuara. Presidenti Zelensky premtoi se të gjithë të burgosurit ukrainas të luftës do të kthehen në shtëpi.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI I UKRAINËS

Ka ndodhur faza tjetër e lirimit të njerëzve tanë nga robëria ruse. Ne arritëm të kthejmë 108 gra ukrainase, oficere, rreshtere dhe civile. Ato janë pjese e ushtrisë sonë. Janë 96 gra ushtarake, 37 prej tyre të evakuuara nga Azovstal, si dhe 12 civilë. Në mesin e të liruarve sot janë ato që ishin kapur shumë kohë përpara luftës në shkallë të gjerë.

 

Zelensky shtoi se komandantët ukrainas të kapur rob nuk duhet ti humbin shpresat.

 

Ndërkohë, sot Ukraina akuzoi Rusinë se ka rrëmbyer 2 punëtorë të centralit bërthamor të Zaporizhies. Sipas kompanisë së energjisë bërthamore, zyrtari përgjegjës për teknologji informative dhe asistenti i drejtorit të centralit bërthamor, janë rrëmbyer. Rusia ka kontrollin e centralit që nga muaji mars kur nisi sulmi në shkallë të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *