Sipas një studimi me më shumë se 2.000 te anketuar në Britani të Madhe ka dale ne konkluzion se personat mbi 35 vjec janë më të palumtur në punën e tyre se sa kolegët e tyre në moshë të re.

 

Një në gjashtë punonjës britanikë mbi 35 vjeç ishin të palumtur, dy here me shume se te anketuarit nën moshën 35- vjeç.

 

Rreth një e treta e njerëzve mbi 55 vjeç thanë se ata nuk ndiheshin të vlerësuar.

 

Cary Cooper, një kërkuese në Manchester Business School, thotë se ka mënyra për të luftuar mërzinë, por duhen përpjekje të mëdha.

 

“Është presioni për të qenë gjithnjë në një nivel të lartë –ose zhgënjimi se mos nuk ia dilni dot mbanë të ngjisni shkallët e karrierës. Ekuilibri mes punës dhe jetës private merr kuptimin që ju të kujdeseni për fëmijët, se sa vetëm menaxhimi i stresit personal. Të bësh miq në vendin e punës mund ta përmirësojë situatën”, tha Cooper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *