Edhe pse Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare çoi një vendim ne kompanitë e sigurimit për te shfuqizuar rritjen e tarifave te policave te sigurimit te automjeteve, ato nuk e zbatuan ketë kërkese. Ne datën 13 shtator, AMF do te mbledhë bordin e saj për te diskutuar vetëm nje pike: marrjen e masave administrative per këto shoqëri, te cilat rriten primet e sigurimit ne sektorin e transportit. Dy jave me pare 8 kompanitë kane bere çmimin e sigurimit te makinave nga 14 mije leke ne 18 mije, duke e rritur njëherësh me 20%. Autoriteti i mbikëqyrjes financiare fillimisht justifikoi këto tarifa me rritjen e numrit te aksidenteve dhe reflektimin e taksës kombëtare ne to, por me pas tha se kompanitë nuk e kishin njoftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *