Deputeti demokrat, Tritan Shehu e konsideron kaosin e krijuar në Kuvend, si mosbindje civile të demokratëve, pasi Kushtetuta vlen më shumë se diskutimet mbi buxhetin. Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis”, Shehu theksoi se mosbindjacivile ka si synim të shtrihet jashtë parlamentit.

 

“Ajo mosbindje civile që po ndodh në parlament, sepse realisht kjo që po ndodh në parlament është mosbindje civile, të kërkohet të dilet edhe jashtë parlamentit. Ajo mosbindje civile që ka filluar në kuvend dhe po vijon prej disa javësh në parlament, të dilet jashtë parlamentit, ky është qëllimi, ky duhet të jetë qëllimit. Të jemi të sinqertë beteja që po bëjmë në parlament, nëse nuk do të shoqërohet me betejë jashtë parlamenti, nuk ka atë efekt”, tha ai.

 

Ai u shpreh se kjo duhet të shërbejë për të sensibilizuar edhe qytetarët në rrugën drejt protestave, për të cilët thekson se ka vetëm dy rrugë.

 

“Unë mendoj se qytetarët në tërësi po e ndjejnë mosrespektimin e të drejtave, ligjeve, të shtetit shqiptar, të mos pasjes së drejtësisë. Mua më duket se në fund të fundit jemi sinkron me qytetarët. A do të vijnë qytetarët pas nesh në rrugën për mosbindjen civile, kjo është një pyetje që ju e bëni me të drejtë, unë shpresoj që do vijnë. Nëse nuk do të vijnë shqiptarët do të zgjedhin një rrugë tjetër që ka dy rrugë: ose të braktisin Shqipërinë ata që duan të jetojnë në kushte lirie ose të qëndrojnë, të ulin kokën, ata që do zgjedhin regjimin”, thekson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *