Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj i është kundërpërgjigjur epidemiologut, Erion Dasho, teksa ky i fundit ka deklaruar se në Shqipëri nuk po ndiqet një strategji, protokoll dhe trajnim në përballimin e pandemisë. Në një postim në “Facebook”, Brataj sqaroi se ai ka thënë që ideale për bërjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma dhe jo se tampon është i padobishëm.

“Shtrembërimi i komunikimit nuk i vlen askujt, sidomos kur flasim ne mjekët është akoma më keq, sidomos kur bëhet në këtë situatë kritike krijohet akoma më shumë konfuzion. Kur ju kam njohur në vitin 2014 ju ishit drejtor i telemjeksisë dhe me thënë të drejtën nuk e dija që ishit mjek. Pastaj mësova që ishit mjek, por prap nuk e dija që ishit epidemiolog, tani në periudhën kovidiane e zbulova! Meqënese keni filluar punë në televezione këto gjashtë muajt e fundit si kritik COVIDIAN, nuk e di si e bëni specialistin e epidemiologjis ë në Gjermani, kjo është puna juaj, por ndofta meqënëse në Gjermani shkojnë punët mirë besoj ju kan dërguar të mbikëqyrni Shqipërinë dhe mirë kanë bërë! Ajo që kam vënë re se objektivi juaj është komiteti i ekspertëve, t ë cil ët jan ë koleg ët tuaj! Në fakt e keni bërë disa herë q ë nga fillimi i epidemis ë n ë Shqip ëri kur keni thënë se, nuk ka strategji, nuk ka protokolle, nuk ka trajnim! I nderuar doktor të paktën dy nga këto tre akuza që ngrini ju, mendoj se duhet t’ja k ërkoni vetes tuaj! Më rezulton se ju për llogari të OBSH në muajt e par ë t ë këtij viti, e cila ju ka paguar(besoj shumë mirë) keni bërë trajnimin e mjekëve të familjes online n ë baz ë t ë protokolleve! Ndërkohë dilni e thoni që nuk janë trajnuar mjekët dhe nuk kan ë protokolle. Doktor kthjellohuni!”

Sipas Bratajt, tampon sot është metoda e veteme diagnostikuese, por nuk na jep sigurinë e kontrollit të përhapjes së infeksionit, si dhe nuk ndryshon prognozën dhe rezultatin final të sëmundjes.

“Në Shqipëri çfarë po ndodh në këtë moment: Janë bërë 28.883 teste(tampon) nga të cilat 3571 kanë dalë të infektuar me COVID-19. Bazuar të dhënave epidemiologjike të deri tanishme n ë gjithë botën le të shikojmë gjendjen në vendin tonë për të kuptuar me qartë rrezikun e një FALS NEGATIVI! 13.07.2020 kemi: Numri i të vdekurve = 95 Vdekshmëria= 2.66% Totali i të infektuarve=3.571 3.571 përbën 70% të besueshmërisë së tamponit. Fals Negativ(30% e numrit të infektuarve 3.571) është 1.125 persona me COVID-19 në tamponin e parë! Fals Negativ(30% e 1.125) ësht ë 337 persona me COVID-19 në tamponin e dytë! Mendoni 1.125 ose idealisht 337 persona të infektuar lëvizin të lirë, të bindur që nuk janë të infektuar me COVID-19?”

Mjeku bën thirrje që most ë shkaktohet më konfuzion mes njerëzve, pasi virusi ekziston dhe merr jetë.

“Erion Dasho ….. doktor, i ke ndjekur ne televizion deklaratat si te personave politike dhe te atyre teknike apo je duke shijuar javet e para te pensionit ??!!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *