Subscribe

Me debate, ironi dhe përplasje po shoqërohet mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku është duke dhënë dëshminë kryeministri Edi Rama.

 

Në një moment, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i kërkoi Ramës të përgjigjet me qetësi për pyetjen nëse janë financuar 100 milionë euro nga buxheti i shtetit për Inceneratorët, por kreu i qeverisë i është kthyer me ironi se: “U bëre si Ilir Meta me këtë fjalë.”

 

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar kërkoj ndjesë dhe tani kërkoj që t’i përgjigjeni pyetjes. 100 milione euro janë paguar nga buxheti i shtetit, 50 milione euro për djegësin. Dhe diferenca për të tjerët. Kërkoj të vazhdojmë pyetjet.

 

Edi Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht. E kam ndjekur Komisionin me shumë interes. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju garantoj që do të bashkoj…

 

Jorida Tabaku: Teknika të mos ma mbyllë mikrofonin.

 

Edi Rama: 100 milione euro të paguara nga buxheti janë fantazi e juaja. Buxheti ka paguar 30.6 milione për Elbasanin dhe për Fierin. Nuk jam i fortë në aritmetikë, por nuk po ua lë ju, bëjnë 55.3 mln. Se ku i gjeni 430 milion euro, nuk i di? Do të qëndroj strikt, nuk do e nis ku e ka origjinën kjo aritmetikë më thoni ju janë 100 milione për Tiranën. Më jepni dokumentin. Habitem pse 100? Bëheni 1 miliard. Se jemi përballë Pallatit të Kongresëve. Ajo quhet Original Sin (Mëkati fillestar). Ku e bazon? Më jep bazën?

 

Jorida Tabaku: Baza e 100 milione euro është thesari i buxhetit të shtetit. A ka mundësi me qetësi?

 

Edi Rama: Se m’u bërë si Ilir Meta, futi dhe dashurinë të paktën. Se edhe ai kur kishte stres thoshte me qetësi me dashuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *