Subscribe

Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit këtë javë, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar për çdo shenjë, duke nisur nga puna dhe ekonomia deri të shëndeti dhe dashuria.

Dashi: Sa i përket vendosjes së Hënës, duke qenë që është pjesë e këtij boshti, Dielli është te Dashi dhe Hëna është te Peshorja, ajo që është e rëndësishme është që kanë qartësi me njerëzit me të cilët bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë. Është një Hënë që lehtëson shumë komunikimin me të tjerët në ambientet e punës së tyre, por edhe në ambientet sociale. Atje ku do duhet të jenë pak të kujdesshëm, në raportet e tyre personale sot edhe nesër. Ndryshon totalisht atmosfera nga e mërkura dhe në vazhdim.  E mërkura dhe e enjtja do të rezultojnë ditë shumë të mira për zgjidhje shumë të rendësishme.

Demi: Nuk  interferon drejtpërdrejt pjesa e Hënës së plotë, megjithatë duket sikur nxit nevojën për t’u marrë me fizikun e vet, për të qenë të kujdesshëm me shëndetin. Nga ana tjetër, duke qenë që Jupiteri dhe Urani ndodhen tek ata në trekëndësh me Peshqit te Venusi, është shumë e mirë sa i përket lëvizjeve ekonomike dhe nëse duan të bëjnë diskutime sa i përket prakticitetit. Edhe pse është një Venus në hyrje shumë pozitive, është më shumë për ekonominë dhe për çështjet praktike se për dashurinë, edhe pse nuk do të ndihen keq në raportet në çift, jo për flirtet e reja.

Binjakët: Janë ata në të cilët mund të interferojë më shumë kjo Hënë e plotë dhe ky eklips. Duket sikur u nxit vetëbesimin, u nxit ambicien dhe i bën të ndihen në qendër të vëmendjes dhe pse Hëna nuk është tek ata, ose është larg tyre, duke sikur e gjejnë formën për të qenë në qendër të vëmendjes, sa i përket ambientit të punës. Ndërsa sa i përket pjesës emocionale, është në katërkëndësh Venusi me ta, kështu që ka një lloj ngurtësimi ose pasigurie, por një pasiguri që do të ndryshojë nga e mërkura mbasdite dhe në vazhdimësi. Shumë pak kujdes  për orët e para të mëngjesit, Binjakët e lindur në 10-ditëshin e parë me çëhstjet praktike ose me veten e vet.

Gaforrja: Hëna është planeti juaj drejtues kështu që ndikon në humorin tuaj dhe në mënyrën se si ndiheni emocionalisht, sidomos kur është Hënë e plotë, ndikimi është shumë më i madh dhe jeni më të brishtë sa i përket pjesës së emocionit. Ka një shije të çuditshme, por vetëm gjatë orëve të para të paradites. Më pas do të futeni në një ritëm shumë më të përshpejtuar. Me këtë Hënë të plotë në eklips, do të ishte mirë, nëse keni për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me punën dhe shtëpinë, të mendoheni pak më shumë se zakonisht, pra të mos nxitoheni në vendimmarrje, as sot, as nesër. Nëse merren të maturuara mund të shkojnë shumë mirë, nëse merren të nxituara, do të duhet shumë kohë për t’u korrigjuar dhe rregulluar. Mund t’i shtyni vendimet nga e mërkura dhe në vazhdimësi, nëse shtyhen, nëse nuk shtyhen mjafton të jeni të maturuar. Venusi te Peshqit dhe Jupiteri te Demat, janë të dyja hyrjet shumë pozitive dhe produktive për Gaforret. E mërkura dhe e enjtja rezultojnë dy ditë shumë të mira për çëhstje që i përkasin profesionit sidomos ata që kanë çështje të rëndësishme në punë, në karrierë. Janë dy ditë që do të rezultojnë që lehtësisht mund të ndihen shumë të suksesshëm dhe të gjenden në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar me atë çka prodhojnë apo bëjnë.

Luani: Duket sikur kjo Hënë e plotë do të interferojë për mirë. Aftësia që do të dalë në pah është mënyra si komunikojnë ose argumenti. Nëse kanë për të sqaruar, për të argumentuar, për të shitur, për të blerë, kanë aftësi bindëse shumë të mira. Të vendosin në agjendën e tyre çfarë ka të bëjë me fjalën. Sa i përket Venusit, nëse kanë çështje të rëndësishme që i përkasin familjes, vetes së tyre, jetës së tyre do të ishte mirë të vendosej në agjendë nga e mërkura për 10 ditë rresht, për t’u korrigjuar apo për t’u zgjidhur.

Virgjëresha: E kanë në famijen e dytë për çështje që i përkasin botës së brendshme shpirtërore, është kjo Hënë e plotë që mund të sjellë shumë pak paqartësi, megjithatë nuk ëhstë një ditë që ndihmohen shumë nga intuita. Kështu që argumenti, analiza që është armë e fortë e Virgjëreshës do të duhet të jetë prioritet në vendimmarrje.

Peshorja: Janë protagonistët e kësaj Hëne të plotë dhe këtij eklipsi. Duke sikur nxit dhe nxjerr në sipërfaqe ambicie të forta për Peshoren që janë që nga mesi i korrikut të vitit që kaloi. Në këto ambicie ndoshta do të duhet ndihmë. Nuk do ishte keq që ndihmen ta kërkonit të njerëzit që i keni miq. Sa i përket Venusit, është një Venus i mirë sepse u jep mundësinë që të ndihen mirë me çfarë shohin në pasqyrën e tyre.

Akrepi: Do të duhet të jenë të kujdesshëm me virozat e kohës, me problematika që lidhen me shëndetin e tyre apo mos të hanë ushqim të pakontrolluar sepse kanë një tendencë për të pasur dhe një helmim ushqimi. Sa i përket vendosjes më të rëndësishme te Akrepit është Venusi në hyrje trekëndore me Jupiterin dhe me Uranin përballë tyre. Lum si Akrepet që janë në kërkim, që janë në ambiente që duan të pëlqehen, apo dhe të flirtohen prej të tjerëve. Ndjesia që do të kenë i bënë që të rrisin shumë vetëbesimin për ata që janë në çift, për ata që nuk janë ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të paktën 3 javë.

Shigjetari: Interferon Venusi vetëm në pjesë e mënyrës së të menduarit. Nuk duhet t’i besojnë instiktit dhe intuitës. Dikush nga rrethi i afërt i tyre do të ketë nevojë për ndihmën e tyre. Sa i përket Venusit, në kulmin e Horoskopit të tyre sepse është ekzaktësisht në familje të 10-të të hartës së vet, duke sikur do të nxisë përveçse faktit të vetëbesimit, për zgjidhje të një çështjeje që i përket punës. Nëse presin diçka zyrtare në lidhje me punën e tyre, duke sikur ky 14 ditësh do të shënojë zgjidhjen përfundimtare të çështjeve që mund të kenë zgjatur prej kohësh.

Bricjapi: Ndikohen shumë pozitivisht nga Venusi me Jupiterin, kështu që ditët e mira janë e mërkura, e enjtja dhe e premtja që arrijnë maksimumin të enjten paradite. Çfarë kanë të rëndësishme për javën në çdo drejtim të mundshëm, do të duhet të vendoset ditën e enjte. Sa i përket eklipsit dhe Hënës së plotë nuk duhet të marrë vendime sot edhe nesër, t’i shtyjë për nga e mërkura dhe në vazhdimësi, të asnjëlloj vendimi, por sidomos të profesionit të tyre, të ekonomisë dhe të çështjeve të fëmijëve.

Ujori: Është shenjë ajri, ndikohet nga kjo Hënë e plotë dhe ky eklips, por ndoshta në riorganizimet të zgjidhjeve dhe zgjedhjeve, ndoshta në ndryshim të objektivave. Ka një ndryshim të rrugës për të arritur te objektivat. Sa i përket Venusit te Peshqit, s’do ishte keq nëse kanë nevojë për mbështetje apo suprot ta kërkonin në familje apo njerëz të afërt.

Peshqit: Gjithë këto hyrje planetare te Peshqit, i ndihmojnë për të zgjidhur çështjet e veta. Dy janë problematikat e Peshqve: një është embartur sa i përket ekonomisë dhe e dyta janë problematikat e vogla lidhur me fizikun. Sa i përket ekonomisë, të lindurit në 10 ditëshin e parë, duket sikur kjo hyrje e Venusit me Jupiterin dhe Uranin, do të shënojë një 10-ditësh shumë të mirë për çështje ekonomike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *