Subscribe

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

 

Ai akuzon si autor të ekzekutimit Ibrahim Licin, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa dha versionin e tij të ngjarjes.

 

Sipas të miturit, Mustafa iu lut Licit që të mos e vriste. Lidhja midis tij dhe viktimës, pretendon 15-vjeçari, ishte hashashi.

 

“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qingj. Rreth orës 18:00 i nxorra qingjin. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve. Më tha do të të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi. Pas kësaj, rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur “gropa e Eskavatorit”. Lici kishte armë në dorë, vrau Endri Mustafën. Endri i tha “Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë”. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri, madje edhe në fytyrë. Lici i tha Endrit “Qofsh i xhenetit”, Lici u largua me motor nga vendngjarja.”

 

Bashkëshortja e Endri Mustafës ka deklaruar për mediat se Ibrahim Lici nuk mund të jetë autor sepse me të kanë patur marrëdhënie shumë të mira, si komshinj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *