Subscribe

Kjo foto tregon se ka nisur puna për ndërtimin e HEC-eve ne Luginën me te bukur turistike ne vend, ne Valbone. Ndërsa shpresohej ne një rishikim te kontratave koncesionare, puna ka nisur per ndërtimin e një prej 11 HEC-eve. Prania e ekskavatorëve ne Lugine, ka sjelle reagimet e para. Aktivisti Ervin Goce thotë se do t’i bashkohet kësaj kauze, për mbrojtjen e Valbonës. Edhe slogani i qeverise se turizmi është prioritet për operatoret qe veprojnë ne këtë fushe, është vetëm një demagogji. Paralelisht me këtë situate, zyrtaret e qeverise vijojnë te promovojnë turizmin si një sektor te rëndësishëm për ekonominë. Ministrja Milva Ekonomi ishte ne Dibër, per te dhënë pikërisht kete mesazh. Por ndërtimet jo vetëm ne Valbone, por edhe ne Benje te Prometit apo mbi Vjose, kane shtuar shqetësimin se hidrocentralet do te dëmtojnë disa prej zonave me resurset me te mëdha turistike ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *