Kryeministri Rama ka publikuar një video në facebook që tregon në pak sekonda atë që po ndodh në Neë York si pasojë e COVID-19.

Ky shtet në SHBA po përballet me mijëra raste të rinj të prekurish  ndërsa numri I viktimave nga dita në ditë po rritet me shifra shumë të larta.

Sic shihet edhe nga video e agjencise Reuters, që ka publikuar dhe përkthyer stafi I kryeministrisë,  trupat e pajete nga koronavirusi nxirren nga spitalet dhe ngarkohen në kamiona frigorifere nëpërmjet vincave.  Pamje të tilla janë parë  në “Brookdale Hospital di Brooklyn”  ku autoritetet thanë se situate është dramatike.

Një tregues I shifres së lartë të viktimave që për fat të keq, duket se ka vetëm ditet e para në këtë vend dhe dallga e eger e pandemisë nuk e ka kapur ende kulmin.

Ndërkohë autoritetet në Neë York urdhëruan personelin që kremon trupat që të qëndrojë në punë dhe në gatishmëri 24 orë në 24 për shkak të fluksit të lartë të vdekjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *