Pamje vërtet dramatike vijnë nga spitalet e Italisë. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga një spital në Bergamo, i mbushur plot me pacientë në gjendje të rëndë prej koronavirusit, për të ndërgjegjësuar sadopak shqiptarët. Rama këshillon që kjo video të mos shihet nga fëmijët.

 

“? HAPINI SYTË E VESHËT DHE SHIKOJENI E DËGJOJENI VETË, SE ÇFARË I GJEN ATA QË NUK DUAN TA MARRIN VESH NË KOHË QINDIN QË TË PUNON KY ARMIK QË PO LUFTOJMË! DHE KU? NË BERGAMO! NJË NGA SPITALET MË TË FAMSHËM TË EUROPËS! ZOT NA RUAJ?

*Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video”

 

Në video përshkruhet situata shumë e rëndë në spital, ku duket se mjekët po e humbin betejën me koronavirusin. Ata shprehen se nuk e prisnin që diçka e tillë të ndodhte. Madje njëri prej tyre, thotë se duhet të ndalojmë së krahasuari koronavirusin me gripin sepse nuk është aspak e njëjta gjë.

 

“Është kompljet tjetër gjë. Më shumë është pneumoni sesa grip. Shumica e njerëzve marrin pneumoni dhe është një pneumoni shumë e rëndë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *