Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike lidhur me premtimin për paketën e tretë ekonomike, duke publikuar një video të shpërndarë nga vetë PD-ja.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se qeveria do të jetë gati për paketën e tretë, duke parë dinamikën e situates. Ai shtoi se pagesat vazhdojnë dhe do të mbyllen 100 për qind për afro çerek milionë punonjës që u prekën nga pandemia.

“Mjafton të nxjerrësh gjysmën e një fraze të vërtetë nga goja e tjetrit, për të përhapur një gënjeshtër të madhe ndaj tij! #GjysëmTëVërtetatGënjeshtratMëTëMëdha Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co”, shprehet Rama.

Në videon e publikuar nga PD, kryeministri u shpreh në 13 prill të këtij viti se në të gjitha rastet do të jetë gati për paketën e tretë mes datave 20 dhe 25 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *