E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Mos i beso askujt!” Taksisti e mori brenda se ishte ftohtë, i riu e qëllon me tre plumba

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Izmir të Turqisë, ku një taksist u qëllua disa herë në shpinë nga një grabitës pasi e kishte marrë këtë të fundit në makinë.

Taksisti Oguz Erge e mori një 19-vjeçar në taksi pasi ai i tha se kishte shumë ftohtë. Ndërkohë që po bisedonin, grabitësi i tha të ndalonte diku, ndërsa pak sekonda më vonë nxorri pistoletën dhe e qëlloi tre herë.

Reklamë

Më pas grabitësi filloi të kërkonte për sende me vlerë të taksistit, ndërsa tha se “mos t’i besonte askujt”.

Pas minuta më pas në vendin e ngjarjes vijnë policia dhe ambulanca duke e dërguar në spital me plagë të rënda. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë