Subscribe

Për t’i paraprirë kundërshtive të partive politike që mund të prodhojë mos-përmbushja në kohë e  rekomandimeve të OSBE-ODHIR, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve kërkon nga partitë politike të nisin diskutimet për ndryshimet e kërkuara në kodin elektoral.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do të vazhdojë të kalojë kjo situatë pa bërë asgjë, do të jemi në pozitën ku ndryshimet në minutën e fundit do të jenë objekt i konfliktit politik dhe do të krijojë probleme në aspketin teknik të përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme.

 

Thuajse një vit nga zgjedhjet për pushtetin vendor, ngritja e komisionit për reformën zgjedhore  mbetet peng i Partisë Demokratike. E ndarë në dysh, ajo nuk ka depozituar në kuvend emrat e deputetëve të saj, ndërkohë që socialistët të tyrët i kanë përcaktuar.

Gjasa është që deri sa gjykata të vendosë përfundimisht se cila është Partia Demokratike zyrtare, ajo e drejtuar nga Sali Berisha apo i komanduari Enkelejd Alibeaj, ndryshimet në reformën zgjedhore të mos behën. Të njëjtit vendim do t’i referohet edhe Ilirjan Celibashi, kur PD-së do t’i vijë dita për t’u regjistruar si parti për vendoret e vitit të ardhshëm.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Sot, nuk mund ta themi për aq kohë sa nuk kemi një nevojë për të konfrotuar dokumentacion të partive politike. Në momentin që do ta kemi do ta bëjmë publike. Gjithësesi informaconi mund të merret në gjykatën e rrethit Tiranë, i cili është i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtues i një parti politike.

 

Në diskutimin publik nëse në ligjin elektoral duhet të ketë ose jo një përcaktim për “non grata”, kryekomisioneri thotë se kjo i takon politikës.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Është një çështje që për shkak të pozicionit dhe ndonjë implikimi të  mundshëm të ndanjë vendimarrje nuk do të  preferoja të jepja një mendim edhe pse e kam. Partitë politike të vlerësojnë në lidhje me këtë çështje.

 

Kur mazhoranca qeverisëse është në kërkim të kreut të ri të shtetit, Ilirjan Celibashi e mohon ekzistencën e një ftese për president.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Këtë e dëgjoj për herë të parë dhe nuk ndihem aspak i përkëdhelur. Nuk është aspak ambicia ime. Me thënë të drejtën nuk e konsideroj serioze këtë gjë në raport me propozimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *