Subscribe

Ambasadori i Hungarisë Antal Heizer shprehet se reforma në drejtësi mbetet çështja prioritare për Shqipërinë. Teksa ka komentuar deklaratat e liderit të opozitës Lulëzim Basha për qëndrimet e ambasadores Romana Vlahutin diplomati hungarez apeloi që të gjitha partitë politike të kenë qasje pozitive ndaj reformave integruese.

“Reforma në drejtësi është çështja nr 1 nga rëndësia për të ardhmen e vendit. Z Basha dhe ambasadorja Vlahutin kontaktojnë çdo ditë me njëri tjetrin. Jam i sigurt se BE është shumë objektive në çështjen me Shqipërinë. Për të qenë më të qartë lidhur me këtë deklarate pyesni vetë zotin Basha. Ajo që dua të theksoj është se Shqipëria krijoi në një kohë të shkurtër mundësinë për ndryshimin e sistemit të drejtësisë. A e imagjinoni dot sesi një vend kaq i vogël krijoi mundësinë e një ndryshimi të tillë. Është rezultat i madh të jesh pranë votimit ndaj e rëndësishme është që partitë të kenësensin pozitiv ndaj kësaj gjëje. Është normale që çdo parti të ketë rezervat e saj ndaj ligjit por duhet të tregohen pozitive dhe do të gjejnë zgjidhjen.”

Ndërkohë ambasadori i Austrisë, Johan Sattler, ka shprehur keqardhjen për dështimin e dialogut mes Ramës dhe Bashës.

“Reforma në drejtësi është kyçe për të ardhmen e vendit. Principi kryesor mes paleve është dialogu dhe përmes saj hapet rruga për në Europë. Palet duhet t’i rikthehen dialogut por me rëndësi mbetet kalimi i reformës kështu që nuk mund të mos kalojë në kuvend reforma.”

Këto deklarata diplomati austriak bëri gjatë një takimi që zhvilloi paraditen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *