E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mos harroni çadrat, reshje shiu në gjithë territorin, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Reklamë

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra (me ndërprerje).

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë