Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me letrën publike që Basha u dërgoi bankave për mosfinacnim të PPP-ve.

 

Në një takim me sipërmarrës shqiptarë, kreu i qeverisë iu përgjigj Bashës, duke theksuar se po bën ftesa me qëllim djegjen e sipërmarrjes dhe shoqërive të pavarura.

 

“Ndërkohë që fryma e agresivitetit kundër përfaqësuesit të një familje të madhe apo kundër këtij gogolit, “oligarkut” rritet dhe ju e dini shumë mirë, pasi i keni parë dhe dëgjuar të gjithë që arrihet deri në pikën që dilet nëpër televizor dhe flitet në emër të shoqërisë dhe të pavarurve dhe bëhen ftesa për të djegur ndërmarrjet tuaja, bëhen ftesa për të djegur bankat. Bëhen ftesa për t’ju turrur shtëpive tuaja do të ishte ndoshta jo e mirëkuptueshme por e kuptueshme nëse do të kishim të bënim me një realitet kur një grup njerëzish me para vendosin për shoqëritë. Apo vendosin për çdo gjë që parlamenti miraton, por nuk ka gjë më larg të vërtetës sesa kjo dhe sesa ideja që këtu një grup njerëzish e ka fushë me lule apo që kush është kompani e madhe apo biznesmen apo biznesgrua në këtë nivel nuk ka probleme”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *