Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

“Mos e teproni me antibiotikët”/ Mjeku Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covid-19

3 Tetor 10:54

Tashmë jemi në stinën e vjeshtës, një sezon gripal dhe i sëmundjeve respiratore. Duke qenë se ende jemi në pandeminë e koronavirusit, shenjat mes një grupi të thjeshtë dhe COVID-19 mund të ngatërrohen lehtësisht.

Mjeku Tritan Kalo, sqaron si të mos ngatërrojmë gripin normal me COVID-19.

Teksa bën apel që të mos teprohet në përdorimin e antibiotikëve, mjeku Kalo thotë se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë, këputje trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për Covid, por kjo nuk duhet të shkaktojë panik.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarrjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtme të frymëmarrjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….
Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vend e pa vend të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata….
Shenjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….
GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombas të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarëbotërore” Sars-Cov2/Covid-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballjen me infeksionet e mësipërme. Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithshka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por Vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……
MASAT e kurdokohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjenë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundëshme)….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballjen me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, etj….
MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mëndjeçoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të konbinuara të respektuara së bashku, do t’a bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/Covid-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Antibiotike covid Grip Shenja Tritan Kalo

Nga e njëjta kategori

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kullota

më shumë...

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

më shumë...

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është 40 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë (EMRI)

më shumë...
Autori Sadik Llani

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit, sherri i vjetër çoi në ekzekutimin e 27-vjeçarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Operacioni në Vlorë/ Goditet grup kriminal me...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

8:36

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:31

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, përplasen...

8:09

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim“, parashikomi i...

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

9:46

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në...

9:32

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.