E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Mos e bëni Libanin Gazën e re”, Izraeli nuk zbulon planin e sulmit ndaj Iranit, irritim në Shtëpinë e Bardhë

Uashingtoni shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet në Liban dhe më gjerë në rajon, menjëherë pas bisedës telefonike mes presidentit Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë flet për një telefonatë “produktive” që zgjati rreth një orë, të dyja palët nuk po lëvizin në koordinim, siç kanë bërë në raste të tjera në të kaluarën.

Reklamë

Siç shkruan Wall Street Journal, duket se Izraeli nuk poi a tregon SHBA-së planet dhe objektivat e sulmit.

SHBA nuk dëshiron të shohë sulme të reja të befasishme si vrasja e Hassan Nasrallah.

Reklamë

“Ne nuk mund dhe nuk duhet të shohim që situata në Liban të kthehet në diçka të ngjashme me situatën në Gaza”, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Ndërsa SHBA mbështet sulmet tokësore në shkallë të kufizuar të IDF brenda Libanit, ajo nuk dëshiron të zgjerohet më thellë në Liban”, shtoi Miller.

Biseda Biden-Netanyahu

Presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ditën e sotme. Në thirrjen 50-minutëshe mori pjesë edhe nënpresidentja Kamala Harris.

Sipas raporteve, Biden i kërkoi Netanyahut ta informonte mbi planet e tij për të goditur Iranin dhe ia bëri të qartë se SHBA “nuk dëshiron të godasë objektet bërthamore të Iranit”.

“Nëse nuk luftojmë, do të vdesim, ne jemi të vetmit që luftojmë Iranin”, ishte përgjigja e Netanyahut.

Gallant: Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës

Por gjithçka tregon se Izraeli është në fazën e fundit të përgatitjes së sulmit  kundër Teheranit.

Tel Avivi duket se ka gati planin e sulmit, një sulm që nga njëra anë duhet të jetë i “përputhshëm” me kufijtë e Uashingtonit dhe nga ana tjetër do të ketë shtrirjen dhe intensitetin që do të ndëshkojë Iranin në mënyrë shembullore për 200 raketat që dërgoi në vend të martën e kaluar.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad, duke folur të mërkurën për një media izraelite, dha kontekstin në të cilin do të nisë sulmi i ardhshëm izraelit. Duke folur në detaje për Channel 12, Gallad vuri në dukje: “Sulmi iranian ishte vdekjeprurës, por pa saktësi, sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mahnitës. Ata nuk do të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si.”/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë