Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se nga Amnistia Penale nuk do të përfitojnë të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Manja iu përgjigj Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk duhet të vazhdojë të bëjë politikë me amnistinë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Zoti Alibeaj nuk duhet të bëni më politkë më këtë projektligj sepse është shumë komode të bësh politikë nga kjo sallë. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin. Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton, as nuk i zbritet dënimi dhe ky është amendamenti që do të votohet sot, madje janë akomoduar edhe kërkesat e opozitës për protestuesit. Ata që kanë protestuar në këtë vend dhe ndiqen penalisht nga drejtësia. Kur të vijë radha për ta diskutuar, është i lirë secili nga deputetët ta marrë amendamentin he ligjin e kaluar në Komisonin e Ligjeve.

Kë ka dënuar Gjykata e Posaçme nuk përfiton amnisti, as nuk përfiton ulje. Në nderin e këtij parlamenti duhet të jetë që çdo fund viti të ketë një amnisti të pjesshme sepse bëhet fjalë për amnisti për vepra të lehta penale”, tha Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *