E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 54 minuta më parë
Vendi

Morinë, kapet kosovari i dënuar për tre vepra penale në Itali

Policia Kofitare Morinë ka vënë në pranga një 41-vjeçar nga Prizreni, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane.

 

I ndaluari është Astrit Koçi, i dënuar në Itali me 4 vite e 8 muaj burg, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”.

 

Sipas policisë arrestimi I tij është bërë në hyrje të pikës së kalimit kufitar, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Vazhdo të lexosh

Reklamë