E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mori tokën me qira dhe i vuri flakën, procedohet 34-vjeçari në Devoll

Një 34-vjeçar nga fshati Bitinckë është proceduar nga policia e Devollit. Sipas të dhënave, ai i ka vendosur zjarrin ditën e djeshme, tokës së marrë me qira prej tij. Zjarrvënia ka qenë pikërisht në fshatin Bitinckë, duke rrezikuar që zjarri të përhapet në të mbjellat ngjitur.

 

 

Ky nuk është rasti i parë në Devoll, ndërsa për periudhën e verës, ka patur në total 26 raste të zjarrvënies së qëllimshme me 20 persona të procceduar. Ka pasur edhe raste të tjera me zjarre aksidentale, por fatmirësisht janë marrë masat menjëherë nga zjarrfikësja e policia për izolimin dhe fikjen e tyre. Zjarrvëniet mbeten një nga problemet kryesore ndërsa nga instancat apelohet për ndërgjegjësimin e banorëve lidhur me këtë ccështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë