E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mori plumb në krah pas sherrit, prangoset në spital i riu

Policia e Durrësit zbardhi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të hënës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Ky i fundit u vu në pranga në spital.

 

Reklamë

Ai rezulton i dënuar më herët për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Efektivët shpallën në kërkim edhe një 28-vjeçar, të dënuar më herët për armëmbajtje pa leje.

 

Këta dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në fillim fizikisht, dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. 25-vjeçari me inicialet A. T. mori plumb në krah.

Vazhdo të lexosh

Reklamë