Ka ndërruar jetë e reja që u plagos në aksidentin e ndodhur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë pak ditë më parë. Vajza 24 vjeçe ishte në gjendje të rëndë, pasi gjatë përplasjes e zuri poshtë mjeti.

Vajza tjetër e familjes, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, policia ka arrestuar 44-vjeçarin nga Peshkopia që shkaktoi aksidentin.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *