Kronikë
Mori leje nga burgu por nuk u kthye më, kapet ballshioti

Një 36 vjecar u arrestua nga policia e Fierit pasi theu lejën e dhënë nga drejtoriae burgut të këtij qyteti duke mos u kthyer më në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale G.T, banues në Ballsh i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Reklamë
Ky shtetas ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




