Është zbardhur rasti i një vjedhjeje në Banjat Termale të bashkisë Lagada në Selanik, ku një autor mori me vete një kasafortë.

Vjedhja ka ndodhur prillin e kaluar kur hajduti ka hyrë në biznes duke thyer një dritare.

Hetimi i rastit u krye nga oficerë policie të Departamentit të Sigurisë së Lagadës. Ndaj një 28-vjeçari shqiptar është ngritur një dosje për rastin e vjedhjes së kasafortës nga Loutra Lagada, e cila përmbante shumën prej 11,895.71 euro.

Ndaj tij është ngritur edhe një dosje për vjedhjen e kabllove të bakrit në vlerë prej 4000 euro në një ndërtesë të ndërmarrjes elektrike.

Njëkohësisht, për dy meshkuj të moshës 38 dhe 46 vjeç, është ngritur një dosje për përvetësim të shumave prej 20 mijë eurosh bashkërisht nga të ardhurat e fondit të Banjave të Lagadës.

Sipas informacioneve, dy autorët punonin si recepsionist në Banjat e Lagadës dhe dyshohet se nuk kanë deklaruar fatura të caktuara për ofrimin e shërbimeve.

Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *