Subscribe

Një skemë mashtrimi të ngjashme me ato të filmave ka përdorur ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë Milena Deraj, duke arritur që të përfitojë deri 570 mijë euro.

 

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë 30-vjeçaren e akuzuar për mashtrim pasi është provuar se kjo e fundit i ka marrë familjes Verracaku 340 mijë euro me premtimin se do u lehtësonte pozitat e tyre në gjykatë. Hasan, Abedin dhe Shyqyri Verracaku, babai dhe dy djemtë e tij, janë në kërkim policor në lidhje me masakrën në Velipojë në vitin 2021 ku mbeten të vrarë 4 persona pas konfliktet për shezlonget.

 

Pikërisht nga kontaktet që ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë kishte me Verracakët u kishte premtuar se do të ndikonte në gjykatë për ti lehtësuar atyre pozitat. Pasi personat e shpallur në kërkim kanë kuptuar se janë mashtruar nga Deraj, i kanë dërguar kësaj të fundit mesazhe kërcënuese. 30-vjeçarja ka shkuar më pas në polici ku ka treguar mesazhet e kërcënimit me jetë. Policia më pas në bazë të hetimeve ka arritur që të zbardhë ngjarjen.

 

Por ky nuk është mashtrimi i vetëm i Milena Derajt. Ajo më heret kishte mashtruar shoqen e saj duke i zhvatur 230 mijë euro, me premtimin e investimit në bono thesari. Mikaj e saj pasi ka kuptuar se paratë nuk ishin investuar, ka bërë kallëzim në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *