E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Morën ryshfet për të dhënë metadon, arrestohet mjeku dhe infermieri në Fier

Policia ka vënë në pranga një mjek dhe një infermier, në qytetin e Fierit. Ata akuzohen se kanë marrë 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon një personi, në kundërshtim me ligjin. Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë