E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Morën automjetin me qira në Zvicër dhe e trafikuan në Shqipëri, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Një automjet i marrë me qira në Zvicër është trafikuar në Shqipëri nga një shtetas rumun. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një 53-vjeçar dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen se kanë çaktivizuar pajisjen GPS në automjetin e vjedhur, ndërsa kishin si qëllim shitjen e tij.

 

Automjeti është gjetur në Mamurras teksa në të ndodheshin dy persona, të cilët  bënë rezistencë ndaj uniformave blu. Automjeti tip “Benz” është sekuestruar nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë