Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka komentuar protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

 

Në studion e 7 pa 5 në Vizion Plus, Xhixho u shpreh se qytetarët morën një arrogancë nga qeveria dhe jo një zgjidhje për problemin që i shqetëson. Ajo theksoi se edhe deputetët e LSI kanë qenë pjesë e protestës si qytetarë të thjeshtë.

 

“Qytetarët shqiptarë morën një arrogancë nga qeveria në vend të një zgjidhje prandaj dhe u ngriten në protestë.
Kemi qenë aty si qytetarë dhe në asnjë moment nuk kemi kërkuar protagonizëm. Kemi dëgjuar si deputetë, si qytetarë shqetësimet e qytetarëve. Kemi bërë propozimet tona, heqjen e taksave me iniciativë legjislative”, tha Xhixho.

 

Mes të tjerash ajo theksoi se kanë propozuar ndërtimin e një rafinerie, kosotoje të cilës shkon 100 milionë euro.

 

“Kemi propozuar ndërtimin e një rafinerie, kosotoja e të cilës shkon 100 milion euro. Do mbulonte 80% të tregut, do të punësonte mbi 1 mijë punonjës dhe nga ana tjetër do të siguronte një rafineri e cila do të ishte në funksion të tregut të brendshëm. Mjafton të ndërpsim pagesat për inceneratorin e Tiranës”, tha Xhixho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *