Subscribe

Tronditja qe shkaktoi rezultati i referendumit ne Britani ne tregjet financiare është shoqëruar edhe me parashikime negative per rritjen ekonomike. Agjencia e Vlerësimit te Kreditimit, Moody’s ka zhvlerësuar pritshmërite per borxhin e vendin nga te qëndrueshme ne negative. Britania është nje nga vendet me deficitin me te madh buxhetor mes ekonomive te zhvilluara. Rezultati i referendumit sjell rrezikun e nje periudhe te zgjatur paqartësie me ndërlikime negative afatmesme per rritjen ekonomike te vendit. Sipas Moody’s Londra përveç negocimit te daljes me Brukselin duhet te përballet edhe me ndryshime domethënëse ne politikat e emigracionit, te tregtisë dhe mbrojtjes, me nje rritje te pashmangshme te shpenzimeve. Ulja e vlerësimit do te thotë rritje e kostove te huamarrjes, qe do te ndihet jo vetëm tek qeveria, por edhe tek bizneset. Edhe agjencitë Fitch dhe Standard and Poor’s ndonëse nuk kane marre ende ndonjë vendim, kane parashikuar se rezultati ka efekt negativ per nje pjese te madhe te sektorëve. Kjo, per shkak te perspektives se dobët te rritjes dhe te investimeve, por edhe per pasigurinë e marrëveshjeve te ardhshme tregtare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *