E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Moody’s vlerëson me B1 ekonominë e Shqipërisë

Ilustrim · Vizion Plus

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare Moody’s, vlerëson ekonominë shqiptare. Në një raport të publikuar së fundmi, agjencia konfirmon renditjen ne nivelin B1 të ekonomisë së vendit, duke theksuar se vijon të mbajë një perspektivë stabël. Këtë renditje, Moody’s e mbështet në progresin e bërë në konsolidimin fiskal, reformat strukturore dhe kapacitetet institucionale. Në mënyrë të veçantë, reformat në sektorin e energjisë, të zbatuara me asistencë të FMN-së dhe Bankës Botërore, kanë përmirësuar pozitat financiare të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Moody’s thotë se bonot afatgjata ne Shqipëri në monedha të huaja dhe depozitat, mbeten të pandryshuara, përkatësisht në nivelin ba2 dhe b2. Po ashtu, mbeten të pandryshuara edhe nivelet e bonove lokale.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh