E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Monumentet që shëmtojnë Tiranën

Objekte pa asnjë domethënie, heronj pa emër, ushtare të panjohur dhe monumente të shkatërruara edhe pse të ndërtuar vonë. Shumë pak kujdesen për to, askush nuk i mbron por edhe të paktë janë ata që i tregojnë me gisht statujat që shëmtojnë kryeqytetin. Një nga ata artistë që disa të vërteta i thotë me zë të lartë është Agim Rada. Për të skulptorët shqiptarë janë pushtuar nga metodat e shkollës së vjetër ruse, ndërsa kryeqytetit i duhet një pamje e re dhe vepra që përcjellin më shumë pozitivitet. Po, cilat janë ato vepra që më së shumti e shëmtojnë kryeqytetin? Azem Hajdari te “Qyteti Studenti” me muskuj barku dhe një shtat të lartë, një partizan i panjohur që nuk është aspak i kuruar artistikisht, apo modernizmi i veprës pranë Parlamentit Shqiptar, jo pak herë janë kthyer në objekt barcoletash. Dhe nuk ka asnjë grup që të mund të punojë për ta mbuluar kete shëmti ne sheshet e Tiranes. Më e keqja, sipas Radës është se ka humbur edhe dëshira për ta zbukuruar. Agim Rada, në kushtet e atij që vetëm mund të realizojë e të riparojë ato vepra që mund të shpëtohen nga degradimi, ndien vetëm një keqardhje, mungesën e interesit. E për sa kohë do ta vuajmë këtë, jo vetëm kryeqyteti, por e gjithë Shqipëria nuk do të nisë kurrë të shfaqë një fytyrë më të kuruar artistikisht.

Më shumë video

Reklamë