Subscribe

Rrëfimi rrëgjethës i shkrimtarit me origjinë hebreje, Primo Levi vjen në Teatrin Eksperimental nga aktori italian Jacob Olesen. E përkthyer së fundi në shqip, nga Aida Baro, historia e Primo Levit në kampin e Aushvicit, është monodrama që po shëtit botën. Regjisori Enrico Carretta ka zgjedhur që këtë të martë të jetë në Tiranë dhe të dhurojë emocionet e një drame njerëzore si ajo e shkrimtarit Primo Levi.

Enrico Carretta:

Kjo është një monodramë që na rrëfen se gabimet e së shkuarës me një mesazh të qartë: të mos i përsërisim ato. Shfaqja është e ndërtuar vetëm me një aktor, Jacob Olesen. Ai është Primo Levi në skenë. Rrëfen torturat nën muzikën e Massimo Fedelit dhe skenografinë e Eva Fischer. Të tilla rrëfime nuk kanë nevojë për më shumë elementë, pasi emocionet që përcillen me rrëfimin kanë nevojë thjesht për një aktor të mirë dhe me përvojë.

Për aktorin që e ka sjellë këtë rrëfim të Levit në disa skena teatrale evropiane, përfshirja në ngjarja të tilla ka qenë e vështirë.

Jocob Olesen:

Nuk është një film, është teatër. Nuk është fikshin, por një histori e vërtetë. Ndaj përballja e parë me të ka qenë e vështirë. Dhe ky rrugëtim nuk ka përfunduar. Të shohim si do na presin në Gjermani në Nëntor.

E në fakt frika për të mos pasur publik në masë është ajo që i shoqëron, pasi temat që trajton Levi nuk priten masivisht në shumë vende. Në këtë shfaqje ka dhunë jo vetëm ndaj hebrenjve, por edhe tortura ndaj femrave, homoseksualëve apo edhe individëve që ende sot janë të diskriminuar. Për kryeqytetasit kjo monodramë vjen vetëm pasditen e së martës në teatrin eksperimental.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *