Subscribe

Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë prej së hënës gjenden në Kapshticë për te monitoruar kufirin e gjelbër përgjatë 24 orëve. Janë 18 efektive, te cilët patrullojnë ne fshatrat e brezit kufitar me fqinjin tonë jugor, Greqinë. Burimet thanë për Vizion Plus, thanë se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, do të vendosen edhe përgjatë kufirit me Maqedoninë. Por për Ministrin e Brendshëm, situata nuk është shqetësuese. Tahiri siguron se nuk ka asnjë shans per riaktivizimin e trafikut te qenieve njerëzore. Ministri i Brendshëm është nisur drejt Italisë, per t’u takuar me homologun e tij Alfano, ku ne fokus do te jete pikërisht plani i masave per krizën e emigranteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *