Subscribe

Të gjitha institucionet, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët do të monitorohen. Në një konferencë për shtyp, zv/kryeministri dhe dy ministrat e qeverisë Rama kanë prezantuar planin për të rritur efiçencën në administratën publike. Qytetarët do të plotësojnë një pyetësor për shpejtësinë e marrjes së përgjigjes, zgjidhjen e problemit të tyre dhe komunikimin që ka nëpunësi me të. Zv/kryeministri Peleshi tha se fillimisht kontrolli do të bëhet me Agjencinë e Legalizimeve dhe zyrat e Regjistrimit të Pasurive. I ashpër në qëndrime me administratën e Hipotekës ka qënë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai tha se nuk do të tolerohet më që mos ketë përgjigje për aplikimet që qytetari bën në zyrat e regjistrimit. Ndërsa paralajmëroi se do të shkojnë për ndjekje penale të gjithë nëpunësit që i thonë publikut se kanë humbur dokumentet. Tashmë ata qe kanë marrë një leje legalizimi, nuk do të duhet më të çojnë dokumente shtesë për të marrë certifikatën e pronësisë. Komunikimi për mungesë dokumentesh do të jetë me ALUIZNI-nin dhe jo me personin që kërkon të regjistrojë pasurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *