Monitorim nga ajri me helikopter në zonën e Lezhës për kanabis

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Disa helikopterë janë parë mbrëmjen e së enjtes dhe paraditen e së premtes duke monitoruar nga ajri zonat në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se ka një urdher te ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj per kontroll te imtësishëm të territorit per kanabis.
Gjatë një takimi me autoritetet vendore në Shkodër, Lleshaj deklaroi se lufta kundër kanabisit do të vazhdojë ne dy fronte, për të luftuar kriminelët që merren realisht me kultivimin e trafikimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë të kujtdo që ka përgjegjësinë për administrimin e vënien në kontroll të territorit.
Policia ka njoftuar më herët se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.




