Subscribe

Policia Rrugore në Elbasan ka forcuar kontrollet në akset që njihen si “njolla të zeza” për aksidentet.

 

Këtë fillim viti, uniformat blu kanë nisur monitorimin me radarë për të kapur shoferët problematikë, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Brenda janarit, numri i të gjobiturve për tejkalim shpejtësie është i lartë, ku thuajse çdo 24 orë, ndëshkohen deri në 50 drejtues mjetesh.

 

 

Sfida e policisë mbetet ulja e aksidenteve dhe përmirësimi i sjelljes së drejtuesve në rrugë. Drejori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa thotë se për këtë qëllim po modernizohen edhe mjetet, që efektivët ta kenë më të lehtë të identifikojnë shoferët që shkelin rregullat.

 

 

Viti 2021 për qarkun e Elbasanit u mbyll me 57 aksidente me pasojë 24 jetë të humbura. Shkaku kryesor i aksidenteve mbetet shpejtësia tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *