Monika Kryemadhi, sonte tek “Quo Vadis”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë e ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Quo Vadis” me Pranvera Borakajn, në “Vizion Plus”.
Ajo do të komentojë zhvillimet e fundit në vend, ku do të rrëfehet për çështjet më të nxehta të politikës.
“Sonte do të jem e ftuar në emisionin “Quo Vadis” nga Pranvera Borakaj, live në Vizion Plus, ora 21:00. Ju ftoj të na ndiqni”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.
Kryemadhi do të komentojë menaxhimin e situatës së pandemisë nga ana e qeverisë, si dhe pasojat në arsim dhe ekonomi.
Ajo do t’iu japë gjithashtu përgjigje pyetjeve lidhur me zhvillimet politike brenda kampit opozitar dhe diskutimet me PD dhe aleatet e tjera per koalicionin parazgjedhor.




