E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Monika fatorino, Saliu shkarkues gazrash”/ Rama ironizon programin ekonomik të Bashës

Plot doza ironie dhe i mbushur me epitete ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama për planin ekonomik të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama tha në mënyrën metaforike se ai program i ngjan tramvajit që Basha premtoi për Tiranën.

 

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP.”

 

Pak ditë më parë, Edi Rama e quajti Lulzim Bashën shalqi me provë, të pangrënshëm, kur u pyet për programin me pesë pika të opozitës për rimëkëmbjen ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë