E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mongherini: Mbështesim reformat në Shqipëri

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë nga Athina se reformat që duhet të realizojë Shqipëria, janë në radhë të parë kërkesat e vetë qytetarëve.

 

Pas një takimi me Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, Mogherini u shpreh se Shqipëria është marrë veçanërisht me reformat e përgjithshme, por edhe me reformën kundër korrupsionit si dhe gjithë ato reforma ekonomike e sociale që nevojiten për te afruar vendin me Bashkimin Europian.

 

Mogherini u prit dhe nga Kryeministri Grek, Aleksis Tsipras, të cilit i shprehu solidaritetin e gjithë vendeve anëtare të be-së, për banorët e ishullit kos që u godit nga tërmeti mesnatën e të premtes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë