Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, pasditen e sotme qëndron për një vizite ne Maqedoni në kuadër të turit të saj Ballkanik.
Siç informojnë nga Komisioni Evropian në Maqedoni ajo do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe me studentët që marrin pjesë në programin “Erazmus”.
Me interes është mesazhi qe zonja Mongerini do te përcjelle gjate takimit me kreun e shtetit, pasi ajo vjen një dite pasi Ivanov nuk pranoi te mandatonte liderin e LSDM-së Zoran Zaev, pasi programi i tij ku përfshihet edhe platforma shqiptare, sipas tij cenon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit.
Pas Maqedonisë, Mogerini viziton Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën.
Pas kësaj vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor, Federika Mogerini pritet të bëjë raport për gjendjet në rajon, shkruan Tetovasot i cili më pas do të shqyrtohet në Këshillin e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian.





